519 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti dhe Deputeti Reçica përcjellin garën komunale në Ferizaj

...

13.Apr.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka përcjellur garën komunale të kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik në Ferizaj.

Me këtë rast, Deputeti Reçica tha se për këtë program do të ketë mbështetje institucionale, pavarësisht përcaktimeve politike. ”Ne sot po shohim angazhime të veçanta dhe shumë masovike nëpër komuna të ndryshme për garat komunale. Për herë të parë po investojmë në diçka që na ka munguar, e ajo është gara. Ne gjithmonë jemi frikësuar prej garës duke menduar se gjithmonë duhet të fitojmë. Por, në kuadër të kësaj të gjithë janë fitues sepse po zbulojmë shumë talentë andaj ju përgëzoj për angazhimin tuaj”, tha Reçica.

Ndërkaq, Koordinatori Hoti u shpreh shumë i kënaqur me organizimin e garës në këtë komunë. “Komuna e Ferizajt ka dëshmuar se e ka zhvilluar garën me sukses garën në nivelin e shkollës sepse ka nxjerrë 1500 fitues në nivelin komunal. Me këtë program, ne po përmbushim një të drejtë kushtetuese për nxënësit duke ju ofruar mundësi për aktivitete brenda dhe jashtëkurrikulare. E ardhmja nuk ka kuptim pa e bërë nxënësin kryeagjendë. Është ndër programet e vetme në nivelin e qeverisë që ka mbështetjen e opozitës dhe pozitës dhe ka mbështetje të jashtëzakonshme”, tha Hoti.

Në anën tjetër, Drejtori Komunal i Arsimit, Afrim Llabjani tha se në Ferizaj kanë marrë pjesë shumica e shkollave dhe se në nivelin komunal janë 1500 fitues që po garojnë për më të mirët e republikës. “Pjesa e parë e garës ka kaluar si është më së miri. Në garë kanë marrë pjesë 99% e nxënësve dhe rreth 47 shkolla me rreth 25 mijë nxënës dhe jemi shumë të kënaqur me gjithë procesin”, tha Llabjani.

E drejtori i shkollës “Tefik Çanga”, Basri Hasani tha se “në shkolla ka plot margaritarë, duhet vetëm t’ia heqim pluhurin që ata të shndrisin”, e këtë sipas tij, e ka ofruar Programi Nacional për Rininë.

 

Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476