513 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti takohet me Kryetarin e Hanit të Elezit

...

02.Apr.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Qëllimi i takimit ishte mbarëvajtja e garës në nivelin e shkollës në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në kuadër të Programit Nacional për Rininë.

“Jam i kënaqur me interesimin e nxënësve për të qenë pjesë e garës. Ky program ka krijuar një gjallëri nëpër ambientet e shkollës, qytetit e shtëpisë. Tash nxënësit fitues të nivelit të shkollës janë nën ethet e garës komunale, andaj unë ju lus juve që ta mbështesni garën në nivelin komunal”, u shpreh Koordinatori Hoti duke shtuar se programi për rininë ka për qëllim avancimin e pozitës së të rinjve dhe se me këtë program qeveria kthehet drejtpërdrejt te nxënësit.

Ndërkaq, Kryetari Suma tha se është i bindur se ky program do jetë mundësia më e mirë për të nxjerrë në pah talentët e Hanit të Elezit dhe të gjithë Kosovës. “Edhe njëherë ju përgëzoj për programin. Në komunën tonë gara e Kreativitetit nëpër shkolla ka përfunduar me sukses. Tani po presim fituesit për të zhvilluar garën në nivelin komunal. Unë jam i bindur që ky program do të jetë i suksesshëm sepse aty ku ka garë e konkurrencë ka edhe sukses”, theksoi Suma.

Gara në kreativitet kulturor dhe mendim kritik në nivelin komunal për vitin 2019 mbahet gjatë datave 30 mars deri me 13 prill.

 

 
 

Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476