512 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti viziton Komunën e Pejës dhe Deçanit

...

01.Apr.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, është takuar me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Hoti e Muhaxheri biseduan për Programin Nacional për Rininë dhe mbarëvajtjen e garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në Komunën e Pejës.

Koordinatori Hoti u njoftua nga afër me ecurinë e garave në nivel shkolle dhe atë komunal. “Jam i lumtur që nëpërmjet Programit Nacional për Rininë talentët e të gjitha shkollave po mblidhen nëpër komuna. Jam i kënaqur me realizimin e garës në nivelin e shkollës dhe tani po pres mbështetjen tuaj për nivelin komunal të garës”, u shpreh Koordinatori Hoti.

Nga ana e tij, Kryetari Muhaxheri theksoi se do ta mbështesë garën dhe se tashmë Komuna që udhëheqë ai është duke u përgatitur për nivelet e garës. "Përmes këtij programi ne kemi mijëra fitues që do të garojnë në nivelin komunal. Po ashtu, jemi shumë të kënaqur edhe me pjesëmarrjen e komunitetit boshnjak dhe mund të ju them se ky program ka marrë jehonë në mesin e nxënësve. Ne qysh tash kemi filluar me përgatitjen e garave sportive andaj ju premtoj mbështetje të plotë për këto gara”, tha Kryetari Muhaxheri.

Hoti sot vizitoi edhe Komunën e Deçanit ku u prit në takim nga Drejtori Komunal i Arsimit Bekim Vishaj, si dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Leonora Ukëhajrdaraj. Edhe në këtë komunë Hoti u njoftua për procesin e garës për të cilën drejtorët thanë se gjithçka është duke shkuar sipas planifikimeve.

 

Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476