505 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti takohet me shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit

...

10.Mar.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Sanxhak të Novi Pazarit. Sot ai bashkë me delegacionin nga Kosova dhe Lugina e Preshevës u pritën nga Kryetari i Komunës e Sijenicës, Hazbo Mujoviq.

Në këtë komunë, përveç boshnjakëve, turqve e serbëve, jeton edhe komuniteti shqiptar. Aty Hoti u informua për bashkëjetesën në meskomuniteteve si dhe prezantoi Programin Nacional për Rininë.

“Sot jam këtu që të ju shpalos Programin Nacional për Rininë që realizohet në formë gare për të gjithë nxënësit në fushën e diturisë, sportit dhe kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. Është një program që do të na ndihmojë të njohim më mirë njëri-tjetrin dhe të thellojmë bashkëpunimin”, tha Hoti.

E Kryetari Mujoviq e mirëpriti delegacionin nga Kosova duke thënë se propozimi për bashkëpunim është shumë domethënës dhe i rëndësishëm.

“Rinia e shëndoshë garanton një shtet të shëndoshë. Ne jemi shumë të interesuar që nxënësit tanë të marrin pjesë në programin tuaj. Ne do ta analizojmë materialin por është me rëndësi t’ju them se si komunë, jemi shumë të interesuar të mbështesim programin”, tha Mujoviq.

Hoti dhe Mujoviq po ashtu u pajtuan që të shohin mundësitë e bashkëpunimit për organizimin e shkollave verore, në të cilat nxënës nga komunitetet e ndryshme në Kosovë e Serbi do të mund të shkëmbenin përvojat e tyre.

Pas takimit, Hoti me delegacion vizituan rrafshnaltën e Peshterit si dhe fshatrat e rrethinës ku u takuan me banorët me të cilët bashkëbiseduan për jetesën e tyre.

Hoti bisedoi me një pjesë të familjes Shkreli, të cilët vinin nga fisi i poetit të njohur Azem Shkreli dhe të cilët pohuan se një pjesë e familjes së tyre ishte në Rugovë dhe një pjesë ka mbetur në Sanxhak.

Banorët e mirëpritën delegacionin nga Kosova dhe kërkuan nga ta që t’i ndihmojnë në hapjen e një klubi apo shkolle ku do të mund të mësohej gjuha shqipe.

Pjesë e delegacionit nga Kosova ishte edhe Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, profesori Nexhmedin Spahiu, udhëheqësi i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi dhe Xhelal Shaqiri, zyrtar ndërlidhës i Zyrës së Kosovës në Beograd.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476