502 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Universiteti i Mitrovicës përkrah Programin Nacional për Rininë

...

08.Mar.2019

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, nga sot do të jetë pjesë e Programit Nacional për Rininë. Kjo pasi Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit, Alush Musaj.

Me këtë rast, Koordinatori Hoti tha se e gëzon fakti që universitetet publike dhe ato private po e mbështësin dhe po e kuptojnë seriozitetin e programit.

“Programi Nacional për Rininë është i hartuar ekskluzivisht për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës. Është një mundësi e jashtëzakonshme që u ofrohet studentëve qoftë për të garuar në mes vete, qoftë për të ndihmuar në mbarëvajtjen e garës. Studentët janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë dhe unë do të angazhohem që ata të kenë hapësirën e munguar. Programi Nacional e ka si synim edhe ngritjen e vetëdijes për punë vullnetare, për të cilën nuk dyshoj se studentët e “Isa Boletinit” do ta bëjnë më së miri”, tha Hoti.

Ndërsa, Rektori Musaj e mirëpriti bashkëpunimin me nivelin qeveritar për të mirën e studentëve. “Programi Nacional për Rininë vjen në kohën e duhur veçmas kur universiteti i ka të nevojshme sportin dhe kreativitetin kulturor si pjesë përbërëse programore. Është një standard që ne me këtë bashkëpunim do ta përmbushim për të gjithë studentët e universitetit. Së bashku me universitetin do të shihen frytet e kësaj gare”, tha Musaj.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin “Isa Boletini”, përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe të sportit.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476