501 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti bën homazhe në Prekaz e Krushë të Madhe

...

07.Mar.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, si dhe Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Leonora Morina-Bunjaku, vizituan sot Prekazin.

Ata, së bashku me ekipet e tyre vizituan kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz, ku në nderim të flijimit të të rënëve bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te varrezat e dëshmorëve.

Pas nderimit të të rënëve në Prekaz, Koordinatori Hoti dhe zëvendësministrat vizituan shtëpinë muze të Ukshin Hotit në Krushë të Madhe.

Më pastaj, ata bënë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve të Krushës së Madhe, aty ku qindra shqiptarë të këtij fshati kishin rënë gjatë luftës, si dhe shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur dhe ende nuk iu dihet fati.

 

Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476