500 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti nënshkruan memorandum me Kryetarin e Novobërdës, Svetislav Ivanovic

...

06.Mar.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Novobërdës, Svetislav Ivanovic për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

Koordinatori Hoti tha se qeveria ka miratuar programin që u mundëson të gjithë të rinjve të të gjitha komuniteteve të jenë pjesë e tij.

“Jam shumë i lumtur që sot po nënshkruajmë marrëveshje që edhe të rinjt e komunitetit serb të jenë pjesë e programit. Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës dhe i gjithë dokumentacioni është i përkthyer edhe në gjuhën serbe. Unë shpresoj që përmes programit që ne po ofrojmë, nxënësit e komunitetit shqiptar dhe serb në Komunën e Novobërdës të jenë shembull i bashkëpunimit dhe tolerancës ndëretnike”, tha Koordinatori Hoti.

Edhe Kryetari Ivanovic e mbështeti Programin Nacional për Rininë duke e cilësuar si një investim të rëndësishëm për arsimimin e nxënësve të komunitetit serb në Kosovë.

“Gëzohem që sot kemi mundësinë të bashkëpunojmë për një program të veçantë për nxënësit e komunitetit serb. Unë do ta mbështes këtë program sepse është ekskluzivisht për të rinjt tanë dhe është shumë i domosdoshëm për ta. Unë pres që nxënësit e komunitetit serb dhe shqiptar në komunën tonë të marrin pjesë dhe të dalin më të mirët në garë”, theksoi Ivanovic.

Po ashtu, i shoqëruar nga zëvenedësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, Koordinatori Hoti vizitoi Shkollën e Mesme Ekonomike në Novobërdë, ku u takua me stafin menaxherial dhe me nxënës.

Për më shumë, marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar sot, përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476