01.Mar.2019
Sot, përfaqësuesit e zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, së bashku me zëvendësministrin nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, vizituan Shkollën e Mesme të Ulët “Shkolla e Gjelbërt” në Prishtinë ku u pritën nga drejtoresha Fahrije Ratkoceri.
“Ky program do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit në Kosovë. Përmes garave të gjithë nxënësit do të shprehin talentët e tyre në nivel shkollor, komunal, republikan dhe atë ndërshtetëror”, tha zëvëndësministri Azem Guri.
Në anën tjetër, mësimdhënësit treguan se nxënësit kanë filluar me përgatitjen me Garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik.
Takime u zhvilluan edhe në Komunën e Mamushës në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Anadollu” ku u pritën nga drejtori Milazim Mazrek. Drejtori i kësaj shkolle tha se edhe komuniteti turk ka filluar me përgatitjen e Garave në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik.
Shpërndaje postin
Jul 18, 2019
Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri
1372407476Jul 11, 2019
Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan
1372407476