491 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Vazhdojnë takimet nëpër shkolla

...

26.Feb.2019

Përfaqësues nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me zëvendësministrin për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Azem Gurin, sot vizituan shkollën “Ibrahim Rugova” në Obliq.
Në takim morën pjesë mësimdhënësit nga kjo shkollë, ku në bisedë interaktive u diskuta rreth Garës në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, e cila ka filluar që nga 19 shkurti i këtij viti.

Zëvendësministri Guri tha se përmes këtij programi po i ofrohet mundësia të gjithë nxënësve të Republikës së Kosovës të jenë pjesë e garave duke filluar nga niveli shkollor, komunal, republikan dhe ndërshtetëror.
Mësimdhënësit treguan se nxënësit veç se kanë filluar me fazën përgatitore për kategoritë brenda garës.

Takime u mbajtën edhe me zëvendësdrejtoreshën Agnesa Reshiti nga shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë, ku u diskutua rreth programit në gjuhën turke. Zonja Reshiti tha se kemi filluar edhe ata si të gjitha shkollat e Kosovës me garat, dhe se tani nxënësit kanë filluar fazën përgaditore, rreth Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik.

 

 

Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476