485 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

KNKRS vazhdon vizitat nëpër shkolla

...

25.Feb.2019

Në vazhdën e takimeve nëpër shkolla, përfaqësues nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, së bashku me Zëvendësministrin për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Azem Guri sot takuan drejtorët dhe mësimdhënsit në Komunën e Hanit të Elezit si dhe Mamushës.

Ekipi i Koordinatorit vizitoi shkollat “Veli Ballazhi” si dhe “Ilaz Thaqi” në Han të Elezit si dhe “Anadollu” Mamushë ku nga afër u përcoll procesi i garës në kreativitet kulturor dhe mendim kritik.

Zëvendësministri Guri u shpreh i kënaqur me gatishmërinë e drejtorëve dhe mësimdhënësve për t’iu përgjigjur garës. Ndërkaq, drejtorët edhe njëherë theksuan se janë duke ndjekur në përpikëri planin e veprimit nga KNKRS.

Ndërkaq, stafi i shkollës “Anadollu” në Mamushë theksuan se janë të gatshëm që edhe komunitetin turk në Kosovë ta bëjnë pjesë të pandashme të garës.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476