481 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Vazhdojnë vizitat nëpër shkolla në Lipjan

...

22.Feb.2019

Në kuadër të vizitave nëpër shkolla, Zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Leonora Morina-Bunjaku, së bashku me përfaqësuesin e zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë Rini dhe Sport, Amir Demiri vizituan Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ibrahim Banushi” në fshatin Shalë, dhe Gjimnazin “Ulpiana” në Komunën e Lipjanit.

Në të dyja shkollat ata u pritën nga drejtorët dhe mësmdhënësit ku edhe diskutuan për Programin Nacional për Rininë dhe për garën e Kreativitetitt Kulturor dhe Mendimit Kritik e cila tashmë ka filluar.

Zëvendësministrja Morina-Bunjaku, tregoi për mbështetjen që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ofron për Programin Nacional për Rininë dhe tha se përmes garave të këtij programi do të ngritet cilësia dhe do të rritet konkurenca në të gjitha proceset tjera të arsimit.

Në shkollën “Ibrahim Banushi” të pranishëm në takim ishin disa nxënës të cilët u interesuan dhe shtruan pyetje për detaje rreth garave.

Implementimi i Programit Nacional për Rininë ka filluar më datë 19 shkurt të këtij viti me garën e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476