480 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Programi Nacional për Rininë aktivizon shkollat e Deçanit dhe të Junikut

...

22.Feb.2019

Në kuadër të vizitave në shkolla, Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, së bashku me përfaqësuesin e Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë Rini dhe Sport Gëzim Zeqiri, vizituan mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollave të Deçanit dhe të Junikut.

Në Deçan u takuam me drejtorin e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Isa Boletini”, Shaban Mehmetaj dhe mësimdhënësit. Po ashtu, u takuam edhe me drejtorin e Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” Hamit Qorraj, si dhe me drejtorin e Shkollës Profesionale “Tafil Kasumaj” Zenel Kasumaj dhe me mësimdhënësit e këtyre shkollave.

Ndërsa në Junik, biseduam me drejtoreshën e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Edmond Hoxha”, Bekie Jasiqi, si dhe me Drejtorin e Gjimnazit “Kuvendi i Junikut” Arsim Kuçi. Po ashtu, të pranishëm ishin edhe mësimdhënësit e këtyre shkollave të cilët parashtruan pyetjet dhe sugjerimet lidhur me Programin Nacional për Rininë.

Zëvendësministri Guri tha se me përgatitjet që i kanë bërë shkollat për të implementuar Programin Nacional për Rininë, është shumë optimist për rezultatet që do të arrihen dhe se pret me padurim të shoh garat duke u zhvilluar.
“Garat në shkolla do të jenë çelësi drejt një arsimi më cilësor”, tha Guri.

Ndërkaq, drejtorët dhe mësimdhënësit u shprehën të gatshëm për të marrë pjesë aktive në garat shkollore, komunale dhe republikane, si dhe shprehën falënderim për Qeverinë e Kosovës që po ua mundëson një gjë të tillë.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476