476 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Takimet informuese vazhduan në Fushë Kosovë dhe Vushtrri

...

21.Feb.2019

Takimet informuese rreth përgatitjeve të garave në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport kanë vazhduar edhe me komunat e Fushë Kosovës dhe Vushtrrisë.

Zëvendësminstrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Leonora Morina-Bunjaku, së bashku me përfaqësuesin nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Amir Demiri, vizituan Shkollat e Mesme të Ulëta “Mustafë Venhari”, në Vushtrri, dhe “Selman Riza”, në Fushë Kosovë.

Drejtorët e shkollave, mësimdhënësit si dhe nxënësit treguan se kanë filluar me pjesën përgatitore rreth garave, në plotësimin e fletëaprovimeve dhe tabelarëve.

Në bisedë me nxënësit dhe mësimdhënësit, zëvendësministrja Morina-Bunjaku ka ofruar mbështetjen për realizimin e Programit Nacional për Rininë, duke thënë se përmes garave do të ngritet cilësia dhe do të rritet konkurenca në të gjitha proceset tjera të arsmit.

Programi Nacional për Rininë, konkretisht gara në kreativitet kulturor dhe mendim kritik ka filluar të implementohet në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës nga 19 shkurti i këtij viti.

 

Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476