16.Feb.2019
Për nder të përvjetorit të njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Federatën e Shahut të Kosovës kanë organizuar Turneun Mbarëkombëtar të Shahut “Përvjetori i Pavarësisë”.
Në emër të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport ndarjen e çmimeve e bëri Arbenita Bungu e cila përshëndeti këtë organizim.
“Duke ditur rëndësinë e madhe të shahut, zyra e Koordinatorit e ka bërë atë pjesë të Programit Nacional për Rininë. Kjo do të thotë se që nga shtatori, shahu do të jetë pjesë e shkollave dhe universiteteve si disiplinë e garës. Me këtë hap, do të bëhet institucionalizimi i këtij sporti shumë të rëndësishëm. Ne jemi shumë të lumtur që ky sport sonte ka bashkuar shahistë nga trevat shqiptare, jo vetëm për garuar por edhe për të festuar njëmbëdhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, tha Bungu.
Në turne morën pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Lugina e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit si dhe Maqedonisë Veriore.
Vendin e parë të turnet e fitoi Shqipëria, vendin e dytë Përfaqësuesja e Kosovës, vendin e tretë Maqedonia Veriore dhe vendin e katërt Përfaqësuesja e Luginës së Preshevës.
Shpërndaje postin
Jul 18, 2019
Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri
1372407476Jul 11, 2019
Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan
1372407476