463 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Hoti: Qeveria ofron gara për të gjithë nxënësit

...

15.Feb.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, u takua sot me udhëheqësit e Institucioneve Edukativo-Arsimore të Komunës së Ferizajt të cilët i njoftoi me planin e veprimit për Programin Nacional për Rininë në kuadër të të cilit nga data 19 shkurt e këtij viti do të nisë gara.

“Ju si drejtorë keni në duar menaxhimin jo vetëm të institucionit që udhëhiqni, por edhe menaxhimin e së ardhmes të vendit tonë. Me fillimin e garës nga java e ardhshme ju do të keni një mundësi të artë që ta fusni në mendjet e të rinjve një filozofi të domosdoshme, e ajo është gara. Konkurrenca në mesin e të rinjve do të jetë një shans i jashtëzakonshëm për t’i ofruar hapësirën e nevojshme për të treguar talentet e tyre. E kjo po ndodhë për herë të parë në nivel shtetëror dhe Qeveria përmes këtij programi po e bën nxënësin agjendë kryesore”, tha Koordinatori Hoti.

Në anën tjetër, Drejtori Komunal i Arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani ritheksoi mbështetjen për programin duke thënë se presin rezultate shumë të mira nga gara.

Drejtorët e shkollave treguan se tashmë janë pajisur me dokumentacionin e e nevojshëm dhe se kanë filluar përgatitjet e para për garën. Ata theksuan se me dokumentacionin e hartuar nga zyra e Koordinatorit, presin që gara të zhvillohet pa probleme sepse aty sqarohen të gjitha detajet për të.

Hoti po ashtu mbajti takim edhe me drejtorët e shkollave të Komunës së Vitisë të cilët i njoftoi për fillimin e garës nga java e ardhshme. Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Fatbardha Emini, tha se kjo garë është e shumëpritur për të rinjtë e kësaj komune.

Programi Nacional për Rininë do të zbatohet në të gjitha shkollat e Kosovës për 340.000 nxënës në tri nivele: niveli Shkollor, Komunal dhe Republikan i garave në dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik, si dhe në sport.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476