462 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Kaçaniku dhe Hani i Elezit njoftohen për fillimin e implementimit të Programit Nacional për Rininë

...

15.Feb.2019

Ekipi i zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, takuan sot drejtorët e shkollave të Komunës së Kacanikut dhe Hanit të Elezit.

Në këtë takim Zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri dhe Këshilltari Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Gëzim Zeqiri shpalosën Programin Nacional për Rininë dhe i njoftuan drejtorët për fillimin e garë që nga java e ardhshme.

Zëvendësministri Guri tha se secili nxënës do ta ketë mundësinë të jetë pjesë e Programit Nacional për Rininë. “Ky Program do të jetë stimulues për të gjithë nxënësit dhe do të aktivizojë ata në garat në dituri, kreativitet kulturor e mendim kritik, si dhe në sport. Kështu, Programi Nacional do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë. Ky program e ka përkrahjen e Ministrisë së Arsimit dhe ne do ta mbështetim Koordinatorin gjatë gjithë procesit”, tha Guri.

Kurse, Drejtori Komunal i Arsimit në Hanin e Elezit, Menduh Vlashi tha se ky projekt është i mirëseardhur dhe i dobishëm për nxënësit. Programi u vlerësua pozitivisht edhe në Kacanik. Drejtori i arsimit në Kaçanik Zahir Doda tha se një program i tillë iu ka munguar shkollave të Kosovës dhe do të jetë shumë i dobishëm për nxënësit dhe për rininë në përgjithësi.

Takimet me drejtorët e shkollave u përmbyllën duke shprehur kënaqësinë për punën e mirë që po bëhet dhe përkushtimin për të kontribuar bashkërisht në këtë rrugëtim.

Programi Nacional për Rininë përfshinë tri fusha: Garën në Dituri, Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe në Sport. Gara në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik do të fillojë më 19 shkurt të këtij viti.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476