450 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Klina e përkushtuar për zbatimin e Programit Nacional për Rininë

...

13.Feb.2019

Në takim me drejtorët e shkollave në Komunën e Klinës zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri dhe Gëzim Zeqiri, Këshilltar i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport shpalosën Programin Nacional për Rininë.

Në këtë takim u bë prezantimi i programit në tërësi, duke ofruar detaje rreth implementimit të tij. Zëvendësministri Guri nënvizoi veçantitë dhe përparësitë e Programit Nacional. “MASHT e mbështet fuqishëm programin e Koordinatorit Hoti. Ne presim që ky program të ngrisë cilësinë në arsim sepse do të përfshijë të gjithë nxënësit dhe studentët. Është një program që për herë të parë implementohet në nivel shteti dhe Qeveria po tregon përkushtimin e saj ndaj nxënësit”, tha Guri.

Zeqiri në anën tjetër ofroi informata rreth aktiviteteve të parapara dhe mënyrës së implementimit të tyre duke njoftuar se me datë 19 shkurt do të fillojë procesi i garës për të cilën janë duke u shpërndarë materialet e nevojshme.

Ndërsa Drejtori i DKA-së në Klinë Arben Limani, u shpreh se ky program do të jetë një shtytje për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe do të kontribuoj në zhvillimin e shkathtësive dhe njohurive të nxënësve.

Pas një bashkëbisedimi interaktiv dhe shumë konstruktiv, drejtorët e shkollave të Klinës u shprehën të lumtur që Qeveria e Kosovës më në fund është duke punuar në një projekt gjithëpërfshirës dhe shumë premtues, sikur që është Programi Nacional për Rininë.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476