448 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Komuna e Shtimes e gatshme për zbatimin e Programit Nacional për Rininë

...

12.Feb.2019

Në kuadër të takimeve me drejtorët e shkollave të komunave, sot në Komunën e Shtimes është prezantuar Programi Nacional për Rininë i hartuar nga Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Për programin foli zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Leonora Morina-Bunjaku e cila theksoi mbështetjen që MKRS jep për këtë program. “Ky program do t’i kontribuojë arsimit dhe kulturës në përgjithësi, pasi që të gjithë nxënësit do të kenë mundësi të realizojnë aftësitë dhe shkathtësitë nëpërmjet garës edhe në Komunën e Shtimes”, tha Morina-Bunjaku.

Ndërkaq përfaqësuesi i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Amir Demiri shpjegoi në detaje programin dhe i informoi drejtorët se gara do të nis nga 19 shkurti i këtij viti. Ai pos tjerash tha se janë hartuar udhëzuesit dhe rregulloret për të gjitha fushat të cilat do të jenë bazë për procesin e garës.

Në takim morën pjesë të gjithë drejtorët e shkollave të komunës në krye me drejtorin komunal të arsimit Mensur Neziri. “Unë zotohem se do të keni përkrahjen institucionale në implementimin e programit. Është edhe një mundësi e mirë që nxënësit tanë kanë mundësi të garojnë me shkolla tjera në nivel republike, andaj ju jemi mirënjohës për mbështetjen që ky program po realizohet edhe në Komunën e Shtimes”, tha drejtori Neziri.

Programi Nacional për Rininë do të zbatohet në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Diturisë dhe Sportit për të gjithë nxënësit dhe studentët.

 

Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476