447 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti: Nuk ka agjendë më të shenjtë se nxënësi

...

12.Feb.2019

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës sot u prit në takim nga drejtori Komunal i Arsimit në Istog, Hajrush Shoshi si dhe të gjithë drejtorët e shkollave të kësaj komune.

Hoti para drejtorëve të shkollave shpalosi Programin Nacional për Rininë dhe njoftoi se gara në kreativitet kulturor dhe mendim kritik do të fillojë nga 19 shkurti i këtij viti.

“Menaxhimi juaj do të thotë menaxhim me të ardhmen. Nuk ka agjendë më të shenjtë se nxënësit andaj pres që agjenda juaj të jetë Programi Nacional për Rininë. Ky program do ta bëjë mësimin shumë atraktiv dhe do të nxjerrë në pah shumë talentë”, tha Hoti.

Drejtori Shoshi tha se Komuna e Istogut i ka bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e garës dhe se është i lumtur se po zhvillohet një program i tillë në nivel nacional. Edhe drejtorët e shkollave shprehën gatishmërinë për të zbatuar programin ashtu siç parashihet në dokumentacionin përkatës. në emër të drejtorëve të shkollave theksoi gatishmërinë për ta mbështetur Programin Nacional për Rininë.

Programi Nacional për Rininë përfshin të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar dhe universitar në Republikën e Kosovës në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476