446 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Programi Nacional për Rininë mirëpritet në Drenas

...

12.Feb.2019

Në vazhdën e takimeve me drejtorët e shkollave, për shpalosjen e Programit Nacional për Rininë, Azem Guri, zëvendësministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së bashku me Gëzim Zeqirin, Këshilltar i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, takuan sot drejtorët e shkollave të komunës së Drenasit të kryesuar nga drejtori i Drejtorisë së Arsimit Tefik Halilaj.

Zëvendësministri Guri, njoftoi drejtorët për fillimin e implementimit të Programit Nacional për Rininë që nga java e ardhshme. Ai theksoi mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për këtë program, për të cilin tha se do të ndikojë në rritjen e cilësisë së arsimit në vend.

Ndërkaq, Drejtori i DKA-së, Tefik Halilaj shprehu përkrahje të parezervë për implementimin e këtij programi në komunën e Drenasit.

Detaje rreth programit dhe mbarëvajtjes së garave u prezantuan nga këshilltari Zeqiri, i cili tha se janë hartuar udhëzuesit për secilin garë që parashihet në Programin Nacional për Rininë dhe se presin që procesi i realizimit të garave të shkoj si është më së miri.

Programi Nacional për Rininë parasheh zhvillimin e garave në tri fusha: Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe Sport. Ai përfshinë të gjithë nxënësit e nivelit parauniversitar dhe studentët e nivelit universitar.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476