445 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Programi Nacional për Rininë u prezantua në Skenderaj

...

12.Feb.2019

Sot u bë prezantimi i Programit Nacional për Rininë në Komunën e Skenderajt. Të gjithë drejtorët e shkollave të kësaj komune patën rastin që të njihen për së afërmi me përmbajtjen dhe mënyrën e organizimit të garave në dituri, sport dhe në kreativitet kulturor e mendim kritik.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri foli në vija të përgjithshme për Programin dhe për mbështetjen që po jep MASHT për jetësimin e tij.

“Ky program pëveç që do ta fusë frymën konkuruese e garuese nëpër shkolla, do ta ngrisë edhe cilësinë e arsimit përmes aktiviteteve që do ta ndihmojnë kurrikulën”, tha zëvendësministri Guri.

Prezantimi i detajuar i Programit Nacional për Rininë u bë nga Gëzim Zeqiri - këshilltar i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili sqaroi qëllimin, procesin dhe pritshmëritë e garave në të gjitha nivelet dhe kategorite e pjesëmarrjes.

Takimi u përmbyll me një bashkëbisedim me drejtorët e shkollave, të cilët e cilësuan Programin Nacional si ide të qëlluar dhe shprehën gatishmërinë për implementimin e tij.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476