443 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Universiteti Haxhi Zeka mbështet Programin Nacional për Rininë

...

12.Feb.2019

Me qëllim të realizimit të Programit Nacional për Rininë edhe për studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, Koordinatori Nacional për Kulturë Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e këtij universitetit Fadil Millaku.

Koordinatori Hoti tha se ky program mundëson pjesëmarrjen e të gjithë studentëve të Republikës së Kosovës pa dallim. Ai kërkoi mbështetje nga rektori për studentë vullnetarë për të vëzhguar procesin e garës.

“Programi Nacional për Rininë parasheh përfshirjen e rreth 110.000 studentëve nga të gjitha universitet dhe kolegjet e Kosovës në garën e sportit dhe kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. Studentët do të kenë mundësinë të tregojnë aftësitë e veta sportive dhe kreative përmes këtyre garave dhe më të mirët e këtyre fushave do të shpërblehen. Kërkoj mbështetjen e juaj për studentët vullnetarë për të vëzhguar procesin e garës pasi që, mendja më e pakorruptuar dhe më e pastër e shoqërisë është studenti”, tha Koordinatori Hoti.

Duke e mirëpritur Programin Nacional për Rininë, Rektori Millaku e garantoi mbështetjen e programit duke thënë se pret që të jetë një projekt i suksesshëm.

“Për fat të keq në vitet para lufte ka pasur shumë më shumë gara se sa që mbahen tash. Jam shumë i lumtur që një program eksluziv për garën do të zhvillohet këtë vit. Studentët dhe nxënësit kanë nevojë për aktivitete të tilla sepse i largon ata nga dukuritë negative dhe ndihmon shumë në socializimin mes nxënësve dhe studentëve”, tha rektori Millaku.

Marrëveshja e bashkëpunimit përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me përfshirjen e studentëve në garat e kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe të sportit.

 


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476