440 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Kryeqendra e mbështet Programin Nacional për Rininë

...

29.Jan.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

Koordinatori Hoti tha se është i lumtur që kur është në pyetje interesi i nxënësve nuk ka interferime të dallimeve politike.

“Sot do të nënshkruajmë memorandum për një program që ka gjetur mbështetje nga 28 komuna, pa dallim se cila parti i udhëheq. Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij programi do të organizohen gara në tri fusha kryesore: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Për të tria fushat janë përgatitur udhëzuesit për rrjedhën e garës”, tha Koordinatori Hoti.

Nënkryetari Nushi tha se Programi Nacional për Rininë është një program shumë ambicioz dhe më se i nevojshëm për arsimin. “Sot po nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme për rininë e Prishtinës që do të kontribuojë në zhvillimin e kulturës, sportit dhe diturisë. Nga përfshirja shumë e madhe e nxënësve që parashihet në program, sikur të arrijmë që 8-9 nxënës të marrin pjesë në gara kombëtare apo mbarëkombëtare, do të jetë një sukses i jashtëzakonshëm për ne. Me këto projekte ne po i japim hapësirë të rinjve”, theksoi Nushi.

E Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës Jonuz Salihaj, tha se të rinjtë e Kosovës kanë pasur nevojë për garë që organizohet në nivel institucional. “Ka qenë koha të kemi një program të tillë nga shteti për t’i përfshirë të gjithë nxënësit në garë. Unë jam i bindur që ky program përveç që do të ndihmojë në zbatimin e kurrikulës, do të ndikojë në përmirësimin e rezultateve të testeve të jashtme, e sidomos testit PISA, ngaqë testet do të bëhen të kapshme për nxënësit”, tha Salihaj.

Hoti në takim u shoqërua nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Leonora Morina-Bunjaku të cilët theksuan mbështetjen e ministrive që përfaqësojnë për Koordinatorin Hoti dhe Programin Nacional për Rininë.

Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476