423 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti: 2019-ta është viti i nxënësit

...

15.Jan.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, priti sot në takim pune Kryesinë e Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, ku u diskutua draft-plani i punës së Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Koordinatori Hoti fillimisht foli për Programin Nacional për Rininë dhe për hapat që janë marrë deri tani për realizimin e tij. Ai tha se shumë shpejt do të fillojë implementimi i programit në të gjitha shkollat e vendit.

“Programi Nacional për Rininë është i projektuar për të gjithë nxënësit dhe studentët e Republikës së Kosovës prandaj ju garantoj se viti 2019 është viti i nxënësit. Programi është mbështetur nga komunat, me shumicën e të cilave tashmë kemi nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e tij. Ju si kolegjium jeni akterë shumë të rëndësishëm për bashkëpunim andaj, në këtë fazë kur jemi në prag të nisjes së garës, ju falënderoj për mbështetjen e dhënë”, tha Hoti.

Drejtori i Kolegjiumit të DKA-ve, Besim Avdimetaj theksoi mbështetjen për Programin Nacional për Rininë. “Ne që nga fillimi e kemi mirëpritur programin dhe po presim me padurim që të fillojë të implementohet dhe shpresojmë se aktivitetet do të zbatohen në të gjitha nivelet e parapara. Është një program i nevojshëm për nxënësit dhe besoj se do t’i motivojë ata për mësim”, u shpreh Avdimetaj.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Leonora Morina-Bunjaku të cilët theksuan mbështetjen e ministrive që përfaqësojnë për programin.

Koordinatori Hoti dhe kryesia e kolegjiumit u pajtuan që të intensifikojnë takimet me drejtorët e DKA-ve si dhe të zhvillojnë takime me të gjithë drejtorët e shkollave nëpër komuna.

Programi Nacional për Rininë ka shtyllë kryesore garën që do të zhvillohet për të gjithë nxënësit dhe studentët në fushën e diturisë, sportit, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik.

15.01.2019


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476