422 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Lipjani përkrah Programin Nacional për Rininë

...

13.Jan.2019

Në Lipjan sot u nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Rexhep Hotit, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

“Programi Nacional për Rininë do të realizohet në formë të garës dhe nuk do të lë anash asnjë nxënës a student. Ky program jo vetëm që do t’i shpërblejë më të mirët dhe do të nxjerrë në pah talentët, por në veçanti do të shtojë gjallërinë nëpër shkolla, rrugë e qytet. Përmes garës, nxënësit do të kenë mundësi që në mënyrë atraktive ta praktikojnë atë që mësojnë”, tha Koordinatori Hoti.

E Kryetari i Lipjanit potencoi se do ta mbështesin programin sepse është një program i veçantë.

“Jo vetëm si detyrë, por ua them me vullnet të plotë se e vlerësoj shumë këtë program. Ne do ta mbështesim programin dhe ju falënderoj juve që keni marrë një iniciativë të tillë ku do të marrë pjesë edhe Komuna e Lipjanit. Do të jemi të përkushtuar ta zbatojmë në mënyrën më të mirë të mundshme ”, tha Kryetari Ahmeti.

Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri të cilët theksuan mbështetjen e ministrive që përfaqësojnë për programin.

Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.

09.01.2019


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476