421 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti nënshkruan memorandum me Kryetarin e Komunës së Kamenicës

...

13.Jan.2019

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

“Programi Nacional për Rininë nuk është vetëm garë. Është punë individuale, ekipore dhe mbi të gjitha është gjithëpërfshirje e dijes e sublimuar në pjesën praktike të saj, që do të thotë se teorisë i jepet shancë të takohet me praktikën, me pjesën më të bukur të dijes që i bën nxënësit të jenë më kurreshtarë dhe ambiciozë e aspak monoton”, tha Koordinatori Hoti.

E Kryetari i Kamenicës vlerësoi se një program i tillë ka qenë më se i nevojshëm për të rinjt.

“Jemi shumë të interesuar dhe të gatshëm që ta mbështesim dhe implementojmë programin në komunën tonë me të gjitha mundësitë. Është një program i jashtëzakonshëm sepse bazohet në garë, e konkurrenca është e domosdoshme për rininë. Të rinjt e komunës tonë janë shumë aktivë sidomos në sport, prandaj besoj se gara do të jetë shumë interesante”, tha Kryetari Kastrati.

Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri të cilët theksuan mbështetjen e ministrive që përfaqësojnë për programin.

Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.

09.01.2019


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476