414 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Nënshkruhet marrëveshje mes Kryetarit të Komunës së Junikut dhe Koordinatorit Hoti

...

13.Jan.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z. Rexhep Hoti sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Junikut z. Agron Kuçi për realizimin e Programit Nacional për Rininë në nivelin lokal.

Hoti theksoi se komuna ka rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e programit dhe se mbështetja e tyre është e domosdoshme.

“Përmes këtij programi nxënësit do të kenë hapësirën e munguar për të praktikuar atë që e mësojnë në shkollë. Gara do ta gjallërojë shkollën, shtëpinë, qytetin dhe gjithë Kosovën sepse nxënësit do të shpërblehen dhe puna e tyre do të publikohet. Me këtë program për herë të parë qeveria po kthehet tek nxënësit dhe po investon për ta”, tha Koordinatori Hoti.

E kryetari Kuçi e mirëpriti programin duke thënë se një program i tillë i ka munguar Kosovës. “Ky program i ka munguar Kosovës. Unë uroj që të jetë i përhershëm sepse implementimi i tij do të ketë impakt të jashtëzakonshëm. Unë besoj se përmes këtij programi do ta ketë rritje të cilësisë në arsim sepse gara e stimulon mësimi. Ju garantoj mbështetjen e komunës sime për këtë program sepse ky program është dashur të bëhej moti”, theksoi kryetari Kuçi.

Hoti u shoqërua nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Azem Guri. Ata dhanë mbështetjen e ministrive që përfaqësojnë për Koordinatorin Hoti duke thënë se presin që ky program të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Komunën e Junikut të përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.

10.12.2018


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476