13.Jan.2019
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z. Rexhep Hoti sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Klinës për realizimin e Programit Nacional për Rininë.
“Programi Nacional për Rininë është një program i hartuar ekskluzivisht për 340.000 nxënës dhe 110.000 mijë studentë i cili do t’u krijojë atyre hapësirën që deri më tani u ka munguar. Do të ndahen mbi 100.000 shpërblime për një vit. Pra, për fituesit e vendeve të para do të ketë shpërblime të ndryshme. Përmes këtij programi synojmë të ndalim shpërnguljen e të rinjve”, tha Koordinatori Hoti.
Koordinatori Hoti tha se programi ka për qëllim avancimin e pozitës së të rinjve në sport, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në dituri.
Kryetari Elezaj tha se është shumë i lumtur që më në fund një program gjithëpërfshirës është miratuar nga qeveria.
“Jemi me fat që qeveria e ka implementuar këtë program. Është një ndër projektet më të qëlluara dhe është investimi më i madh që kam parë gjer më sot për arsimin. Ne si komunë kemi planifikuar të mbajmë gara, por kjo që ju sot po prezantoni është e një niveli të lartë dhe jam i lumtur që do të jetë garë për të gjithë pa dallim”, theksoi Elezaj.
Në takim Hoti u shoqërua nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Azem Guri. Ata dhanë mbështetjen e ministrive që përfaqësojnë për Koordinatorin Hoti duke thënë se presin që ky program të ndikojë pozitivisht në ngritjen e cilësisë në arsim.
Marrëveshja e bashkëpunimit me Komunën e Klinës të përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programit Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.
10.12.2018
Shpërndaje postin
Jul 18, 2019
Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri
1372407476Jul 11, 2019
Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan
1372407476