409 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Nënshkruhet marrëveshje ndërmjet Koordinatorit Hoti dhe Komunës së Suharekës

...

13.Jan.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z.Rexhep Hoti u prit sot në vizitë nga Kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj me ç’rast nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e Programit Nacional për Rininë në këtë komunë.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës të nivelit fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë. Në kuadër të këtij programi do të organizohen gara në tri fusha kryesore: dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Për të trija fushat janë përgatitur udhëzuesit për rrjedhën e garës. Roli i komunës në realizimin e këtij programi është shumë i rëndësishëm prandaj ju falënderoj për mbështetje”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Kryetari Muharremaj shprehu gatishmërinë për realizimin e Programit Nacional për Rininë.

“Ne jemi të interesuar të ndryshojmë gjendjen në arsim dhe besoj se përmes këtij programi do të arrihet një rezultat i mirë. Ju do ta keni përkrahjen maksimale nga Komuna e Suharekës për këtë program”, tha ndër të tjera Kryetari Muharremaj.
Koordinatori Hoti në këtë takim ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Azem Guri.

“MKRS e mbështet Koordinatorin veçmas në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Ne do të fokusohemi më shumë në ndihmën infrastrukturore për të cilën MKRS e ka buxhetin e vet”, theksoi zëvendësministrja Morina-Bunjaku.

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet KNKRS dhe Komunës së Suharekës përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programin Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.

05.12.2018


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476