406 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Koordinatori Hoti nënshkruan memorandum me Komunën e Istogut

...

13.Jan.2019

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Istogut z. Haki Rugova, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Ky program parasheh përfshirjen e të gjithë nxënësve në garë andaj e falënderoj z. Rugova për gatishmërinë për bashkëpunim përmes nënshkrimit të memorandumit”, u shpreh Koordinatori Hoti.

E Kryetari i Komunës së Istogut z. Haki Rugova vlerësoi së një program i tillë ka qenë më se i nevojshëm për të rinjt.

“Procesi i arsimit përmes këtyre garave që i parasheh Programi juaj do të ngrisin cilësinë, sidomos përmes anës praktike të sportit ku do të ndikojë pozitivisht te secili nxënës. Ne në të gjitha shkollat i kemi fushat sportive që e mundësojnë zhvillimin e garave. Ne e mbështesim programin dhe do të përpiqemi që të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Kryetari Rugova.

Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Azem Guri i cili tha se MAShT mbështet Koordinatorin dhe programin e tij.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.

03.12.2018


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476