399 - Lajmi_single | Template Website
foo

LAJMET

Me Marrëveshje Bashkëpunimi, Vushtrria mbështet Programin Nacional për Rininë

...

13.Jan.2019

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z.Rexhep Hoti i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë z.Azem Guri dhe zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Rexhep Mazreku, u prit sot në një vizitë zyrtare nga Kryetari i Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri dhe Drejtori Komunal i Arsimit z. Afrim Nimani.

Në këtë vizitë Koordinatori Hoti njoftoi Kryetarin Tahiri për Programin Nacional për Rininë, me ç'rast nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e këtij programi.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport z. Rexhep Hoti tha e vlerëson shumë gatishmërinë për bashkëpunim të Kryetarit Tahiri për realizimin Programin Nacional për Rininë dhe e falënderoi atë për mbështetjen e ofruar.

“Është me të vërtetë ndjenjë e mirë kur sheh se si udhëheqësit komunal ofrojnë mbështetje të pakursyer për të ardhmen e rinisë së komunës që ata drejtojnë. Unë e falënderoj Kryetarin Tahiri për gatishmërinë për përkrahje dhe bashkëpunim në realizimin e Programit Nacional për Rininë”, u shpreh Koordinatori Hoti.

Nga ana tjetër, Programi Nacional për Rininë u mirëprit nga Kryeari i Komunës së Vushrrisë, i cili tha se e vlerëson shumë garën.

“Qasja ndryshe për rininë është investimi më i madh që duhet ta bëjmë ne si shtet, andaj ne duhet të rrisim investimin në rininë. Unë e vlerësoj shumë garën sepse gara e zhvillon njerëzimin”, tha Kryetari Tahiri.

Ndërsa, zëvendësministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit tha se MKRS e përkrah Programin Nacional për Rininë sepse e vlerësojnë si të rëndësishëm për rininë.

“Ne si Ministri e Kulturës e përkrahim këtë program të rëndësishëm në nivelin shtetëror sepse është i një rëndësie të veçantë për rininë”, tha ndër të tjera zv.ministrit Mazreku.

Programi Nacional për Rininë është i dizajnuar të realizohet në formë të garës në dituri, kreativitet kulturor dhe mendim kritik si dhe në sport. Kjo marrëveshje, përcakton angazhimet e ndërsjella të palëve nënshkruese për implementimin e Programin Nacional për Rininë dhe për organizimet e përbashkëta të aktiviteteve që kanë të bëjnë me diturinë, kreativitetin kulturor dhe mendimin kritik, si dhe sportin.

27.11.2018


Shpërndaje postin

Jul 18, 2019

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

Shpallen nxënësit fitues të Garës Republikane në Dituri

1372407476

Jul 11, 2019

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

Publikohet lista përfundimtare e nxënësve pjesëmarrës në Garën Nacionale të Diturisë në nivelin republikan

1372407476